Suharekë, arrestohet i dyshuari pasi ka penguar zyrtarët policor në detyrë

0
61

Një burrë në Suharekë ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të të dyshuarit, një polic ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në detyrë zyrtare. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoves.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply