Kujtim Shala mohon se e ka sulmuar deputetin e VV’së

0
496

Derisa Gazmend Gjyshinca, që është deputet për herë të parë, thotë se deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi ia zunë pritën atij dhe e sulmuan fizikisht, për Gazetën Express deputetët e LDK’së kanë mohuar se janë përplasur me Gjyshincën.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, po i akuzojnë deputetët e LDK’së, Kujtim Shalën dhe Arben Gashin se e kanë sulmuar deputetin Gazmend Gjyshinca.

Deputeti Shala ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje, pasi kryetarja e Komisionit e ka ndërprerë mbledhjen, që po transmetohej direkt.

“E dha Arbeni dhe Kryetarja e Komisionit. I gjithë takimi është transmetuar direkt. Është ndërprerë nga Kryetarja. Asnjë përplasje nuk kishte pastaj”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Deputeti Gjyshinca, që është për herë të parë pjesë e Kuvendit, thotë se pasi përfundoi mbledhja e komisionit, ai u zu në pritë nga dy deputetët e LDK’së dhe është sulmuar fizikisht nga ta.

“Na është pamundësu fjala edhe në mbledhje, edhe në korridor, ku ka nisur sulmi, ka nisur sulme verbale, si nga kryetarja e komisionit, po ashtu edhe nga deputetët e LDK-së që nuk po ndodh për herë të parë”, ka thënë ai, duke treguar edhe si ka ndodhur rasti.

 “Unë mbeta pak më vonë pas mbledhjes së komisionit, sepse kisha dokumente të shumta, për shkak të kësaj kam mbetur me vonesë dhe në momentin kur kam dalë në korridor, i gjendur në befasi, jam sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Kujtimit si koleg edhe gjatë debatit i jam drejtuar me konsideratën më të lartë si profesor.

Dicka të tillë ka thënë edhe kolegia e tij nga VV’ja, Fitore Pacolli, ndërsa deputeti Arben Gashi për Express e ka mohuar se ka pasur perplasje fizike pas përfundimit të mbledhjes.

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme u përcoll me tensione të shumta në mes të deputetëve, derisa po raportone kryediplomatja Meliza Haradinaj.

Kryetarja e Komisionit ndërpreu mbledhjen pas përplasjes së deputetit Kujtim Shala me Gazmend Gjyshincën e LVV-së.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.

Pasi që Kadrijaj ndërpreu mbledhjen, është raportuar për një përplasje mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK’së. /Express

Leave a Reply