Komuna e Prizrenit më e prekura nga COVID-19, me gjithsej 15 viktima

0
514

Ende pa u rrumbullaksuar katër muaj që kur në Kosovë është paraqitur rasti i parë me COVID-19, janë shënuar 86 viktima.

Sipas institucioneve, ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa coronavirusi iu ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen duke i çuar viktimat drejt vdekjes.

Komuna e Prizrenit është më e prekura, me gjithsej 15 viktima, më pas vjen Prishtina me 10 viktima.

Komuna e Vushtrrisë ka 8 viktima, ndërsa ajo e Rahovecit i ka 7 viktima.

5 viktima janë shënuar në Pejë, ndërsa komunat Mamushë, Mitrovicë, Leposaviq dhe Gjilan i kanë nga 4 viktima.

Komuna e Gjakovës i ka 3 viktima, kurse komunat Kaçanik, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Fushë Kosovë, Istog, Ferizaj, Suharekë, Podujevë, Malishevë i kanë nga 2 viktima.

Komunat, Viti, Shtime, Zveçan dhe Dragash kanë të shënuar nga 1 viktimë.

Që nga 13 marsi deri më sot 4100 kosovarë janë konfirmuar me COVID-19 pozitiv. 2063 janë shëruar ndërsa 86 kanë vdekur.

679 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar vetëm gjatë javës së kaluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në dhjetë ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1271 persona pozitive me coronavirus./KALLCO.com

Leave a Reply