Këtu mund t’i gjeni rezultatet e KQZ’së për secilën komunë

0
1118

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot, raporton Express.

Në këtë link, mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë, varësisht nga numri i votave që janë numëruar.

Ndryshe, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

“Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind./Gazeta Express

Leave a Reply