Fillojnë punimet në Memorialin e komandant Drinit

0
462

Para disa muajsh, komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Memorialit të komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –“Drini”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e këtij Memoriali në kujtim të komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –“Drini”, raporton TV Prizreni.

Vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e Memorialit është 139.509,19 euro.

Ndryshe Komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht./TvPz

Leave a Reply