Edhe viti i ri shkollor 2020/2021 mund ta gjejë sistemin arsimor të Kosovës me mësim online

0
497
Foto: Ilustrim
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë deklaruar se edhe viti i ri shkollor 2020/2021 mund ta gjejë sistemin arsimor të Kosovës me mësim online sipas mënyrës së praktikuar gjatë gjysmë-vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020.

Por, sa ishte efektiv mësimi online dhe a do të mundet MASHT-i të organizojë përsëri vitin e ri shkollor në mënyrë virtuale? Cilat ishin mangësitë dhe çfarë duhet të punohet më tepër që nxënësit të mos humbasin gjatë këtij procesi të pazakonshëm mësimor.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja për lajmi.net thotë se mbetet të shihet javët në vijim rreth shpërndarjes së virusit tek grupmoshat e reja, por thekson se rihapja e shkollave duhet të jetë mirë e menduar dhe të vihet në rend të parë shëndeti i fëmijëve.

Sipas ekspertit Qehaja, institucionet e arsimit duhet të përgatiten për secilin skenar të vazhdimit të mësimit, derisa vlerëson se mësimi nga distanca duhet të jetë subjekt i rishikimit të plot mangësive që kanë qenë të evidentuara gjatë mbajtjes së mësimit online gjysmë-vjetorin që shkoi.

“Rihapja e shkollave duhet të jetë e mirë menduar duke u siguruar në shëndetin e fëmijëve fillimisht. Besoj qe ne javët ne vijim do te kuptojmë me shume rreth sëmundjes dhe shpërndarjes se saj ne nivel vendi dhe mes grup moshave te reja. Është e domosdoshme që para shtatorit institucionet qeveritare të përgatiten për cilindo skenar të vazhdimit të mësimit. Vendimi për vazhdim te mësimit nga distanca duhet të jetë subjekt i rishikimit të plot mangësive nga zbatimi në vitin e kaluar mësimor, kjo, si mundësi për të përmirësuar procesin, në veçanti duke e orientuar atë më shumë në interaktivitet.”, shprehet Qehaja.

Leave a Reply