Danimarka planifikon hapjen

0
330

Derisa Gjermania dhe vende tjera të Evropës planifikojnë mbylljen dhe vendosjen e masave më strikte, Danimarka është pajtuar të hapet.

Të hënën qeveria e Danimarkës ka konfirmuar një hartë për lehtësimin e masave në Prill dhe në Maj.

Nga 6 prilli, më shumë fëmijë do të kthehen në shkolla, pastaj një muaj më vonë do të hapen restorantet, teatrot dhe bizneset tjera.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se shpreson të hiqen të gjitha masat pasi të gjithë mbi moshën 50-vjeçare janë vaksinuar.

Pamja e përgjithshme e rasteve në vendet e Evropës është e përzier. Shumë nga vendet e mëdha të Evropës si Gjermani, Franca dhe Italia kanë parë rritje të numrit të rasteve./KOHA/

Leave a Reply