Lajm i mirë: Bie numri i rasteve, 119 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

0
448

Një lajm i mirë vjen sot sa i përket situatës epidemiologjike në vend.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja pozitive me Covid-19 që është një shifër dukshëm më e ulët sesa e ditëve të fundit ku numri i të infektuarve e kalonte shifrën prej 200.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani i cili ka thënë se situata në Kosovë është më e qetë, njofton Klan Kosova.

“Duke pasë parasysh që ditëve të fundit kemi pasë një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve të Covid-19, situata ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe të jetë nën kontroll me gjurmimin e të gjitha rasteve të cilat janë gjurmuar në laboratorin e IKSHPK-së dhe që dalin nga klinikat e SHSKUK-së, spitaleve rajonale dhe të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare”.

“Më datën 14 korrik 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga QKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5237 nga 29 mijë e 60 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilët kanë pasë sëmundje të tjera shoqëruese”.

“Në këtë 24 orësh të fundit janë shëruar 92 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 2462 raste, derisa numri i rasteve aktive është 2663”.

Leave a Reply