Lacazette më “larg” Arsenalit

0
325

Alexander Lacazette mund të largohet në orët e fundit të merkatos.

Sulmuesi francez nuk është më titullar dhe për shumë arsye të tjera dëshiron një aventurë të re, ku mund të luajë nga minuta e parë.

Drejtuesit e kanë përcaktuar çmimin e kartonit 15 milionë euro për ta lënë të lirë dhe interes konkret për të kanë shfaqur Bayerni, Juventusi dhe Atl. Madridi. Në 172 ndeshje me “Topçinjtë”, 30-vjeçari ka shënuar 66 gola e ka dhënë 28 asiste dhe nuk përjashtohet që një skuadër tjetër e Premier League-s të bëjë ofertë për të.

Leave a Reply