Ky ndryshim në ushqyerje mund të rrisë jetëgjatësinë tonë me 10 vjet

0
254

Një hulumtim i botuar së fundmi në revistën “Nature Food” ka vlerësuar të dhënat shëndetësore të thuajse gjymsë milioni banorë të Britanisë së Madhe.

Studiuesit grupuan 467,354 njerëz, duke analizuar zakonet e tyre të të ngrënit dhe panë se si kjo gjë ndryshonte përgjatë viteve. Ata u ndanë në ngrënës të moderuar dhe ata jo të shëndetshëm.

Ndërsa flasim, popullsia e Mbretërisë së Bashkuar ka një jetëgjatësi rreth 84 vjet për gratë dhe 80 vjet për burrat. Duke marrë parasysh faktorë të tjerë që kontribuojnë te jetëgjatësia, si duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe aktiviteti fizik, studimi arriti në përfundimin se 40-vjeçarët që ndryshuan dietën e tyre në një dietë më të shëndetshme dhe iu përmbajtën programit të saj, fituan deri në 10 vite jetë më shumë.

 Ushqimet që rritën jetëgjatësinë

Studiuesit theksuan se ata që ndryshuan dietën e tyre dhe hanin më shumë drithëra, arra dhe fruta dhe më pak pije me sheqer dhe mish të përpunuar kishin avantazhin më të madh.

Ata që fillimisht hanin një dietë mesatare  dhe më vonë kaluan në zakone më të shëndetshme të të ngrënit, u zbulua se kishin më pak përfitime.

“Sa më të mëdha të jenë ndryshimet e bëra drejt zakoneve më të shëndetshme të të ngrënit, aq më të mëdha janë përfitimet për jetëgjatësinë ,” shpjeguan studiuesit.

Madje edhe nëse i përket moshës së tretë, efektet janë sërish pozitive, kështu që asnjë person thonë studiuesit nuk duhet të ngurrojë për të programuar siç duhet mënyrën si ushqehet.

Leave a Reply