Kush do të jetë Kryetari i ardhshëm i Prizrenit dhe pse pikërisht Myta?

0
1568

Gjatë historikut të zgjedhjeve lokale në Prizren asnjëherë nuk ka qenë gara më e pabarabartë se tash. Kemi në garë kryetarin aktual Mytaher Haskuka, i cili futet në garë me komoditetin më të madh , sepse e ka të sigurt vendin e parë. Gara e tij është ta fitojë Prizrenin pa balotazh.

Në garë për vendin e dytë janë dy konkurentë. Shaqir Totaj dhe Anton Çuni.
I pari thuhet se është politikan i ri. Por, e vërteta është se nuk është as politikan, as i ri. Nuk është politikan sepse si i tillë nuk e ka asnjë sukses. Mbahet mend vetëm si dështak. Ka dështuar t’i fitojë zgjedhjet në vitin 2017, ka dështuar të bëhet deputet me 2019, ka dështuar të futet në Kryesinë e PDK-së me 2021. Dështimi i tij i radhës do të jetë me 17 tetor. Ky dështim i ri do të bëhet dështimi i radhës i një dështaku të vjetër. Siç thotë populli ynë Shaqa e ka humbur rrugën në oborr. Por, aq më keq që ky e ka humbur rrugën, ende pa e gjetur oborrin.

Konkurenti i dytë për vendin e dytë është Anton Çuni. Shumë vjet në skenën politike, por asgjë nuk i ka dhënë politikës. Është ai lloji i politikanit, edhe pse i stërkonsumuar, përsëri mbijeton. Mbijeton, sepse është në një parti ku energjitë e reja janë deficit. Nuk mbahet mend për asgjë, përvec një fjalimi në Kuvendin e Republikës kur i akuzon Hashim Thacin dhe Kadri Veselin dhe arsyetohet se ata janë arsyeja që ky vazhdon të merret me politikë dhe se ky do të tërhiqet kur ata dy të përfundojnë prapa grilave. Broçkulla për t’i mbajtur gjallë votat te “tifozëria” e LDK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë në burg, nuk janë më në skenën politike, por Anton Çuni vazhdon të mbetet. Edhe për këtë gara e tij dhe sukses është vendi i dytë. Por, do të ngelet i kënaqur edhe me vendin e tretë.

Dhe dy kandidatë konkurentë për vendin e tretë janë Lulzim Kabashi dhe Zafir Berisha. Këta dy janë kandidatë të përjetshëm për Prizrenin. Sa herë që ka zgjedhje lokale, këta janë kandidatë për kryetar komune. Sigurisht se janë vetëm kandidatë për kryetar komune. Kurrë kryetar komune. U pëlqen ta shohin vetveten në televizor dhe kënaqen duke e dëgjuar, edhe pse e dinë se janë aty për ta zhvilluar pluralizmin politik në Kosovë. Gara dhe suksesi i tyre është vendi i tretë. Por, do të ngelen të kënaqur me vendin e katërtë dhe të pestë.


Dhe në fund është Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. Për Mytën, fitore është ajo mbi 50%. Sipas të gjitha sondazheve Myta është aty rrotull 50%. Në çfarëdo varianti edhe po të bëhen të gjitha subjektet bashkë, Myta i vetëm është më i fuqishëm. Por është e rëndësishme që fitorja të jetë pa balotazh. Fitorja pa balotazh do të jetë sukses për Mytën.
Do të jetë gara interesante, sidomos për vendin e dytë e të tretë. Sepse, vendi i parë dihet.

Shkruan: Leutrim FLUGAJ

Leave a Reply