Kusari-Lila: Për Ambasadën në Jerusalem duhet shikuar pozicioni Amerikës, ata i kemi fanar për politikë të jashtme

0
280

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka folur për pozicionin e tyre rreth ambasadës në Jerusalem, raporton Gazeta Express.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Mimoza Kusari ka thënë se i kanë top prioritet vaksinat në Qeverinë Kurti 2, megjithatë, shton se pajtohet me deklaratën e ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut se duhet të punohet me Izraelin për sigurimin e tyre.

“Ne si top prioritet i kemi vaksinat, me këtë më duhet mu pajtu se ka qenë propozimi i zonjës Çitaku që është mirë me punu me Izraelin për vaksinat, me shtetin me përqindjen më të lartë në botë për vaksinim. Është mirë me bisedu për këtë”, ka thënë Kusari.

Deputetja e LVV-së shton se për cështjen e ambasadës duhet të diskutohet e të shqyrtohet edhe pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për çështje të Ambasadës duhet me shqyrtu edhe definitivisht pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport edhe me ambasadën e Kosovës por edhe me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dmth në rastin konkret me ne dhe raportin me BE-në, Amerika ka votu për këtë çështje, kanë qenë tre ose katër senatorë që kanë votu kundër, dhe të gjithë tjerët unanimisht kanë qenë për, me mbështetje të demokratëve dhe republikanëve për ambasadën në Jerusalem dhe tash është një çështje gjeo strategjike për të cilën na konsumojnë shumë kohë, por e cila është ndoshta ma tepër një far mënyre në këtë situatë udhëheqësi edhe përcjellësi”, ka thënë e njejta.

Kusari shtons e Kosova në politikë të jashtme e ka pasur në vazhdimësi orientuese politikën e SHBA-së.

“Ne në politikë të jashtme e kemi pas në vazhdimësi orientuese politikën e SHBA-së në procese dhe gjithmonë duke e pa që kem përfitu, e kemi pas si mbështetës të plotë, përjashtim ka qenë situata me zotimet e Uashingtonit, që mandej kaluan në një far formati tjetër, natyrisht në rrethana të tilla e merr qëndrimin se cili është pozicioni më i mirë për Kosovën por është mirë që ajo është pjesë e të kaluar, për të ardhmen besoj që nuk duhet shumë energji me kalu në këtë pjesë”, shton ajo, duke deklaruar se nuk duhet të rrezikohen as raportet me Turqinë si shtet mik i Kosovës.

“Natyrisht nuk duhet me i rreziku raportet ose me pas me bë këtë pikë si përkeqësim të raporteve me Turqinë, sepse është vend mik që ka ndihmu Kosovën por që ka mundësi me një far mënyre rreth kësaj teme me ofru atë pozicionin që e ke pavarësinë e vendimmarrjes, nuk mundemi për çdo gjë me u pajtu. Fanar udhëheqës i kemi”, ka thënë e njëjta./GazetaExpress

Leave a Reply