Kurti dhe Bislimi dalin sot në konferencë për media

0
185

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi nesër do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, konferenca do të mbahet në objektin e Qeverisë në ora 10:30.

Arsyeja nuk është bërë e ditur.

Takimi 14 shtatorit në Bruksel, i cili ishte i teti me radhë, rezultoi ‘pa sukses’.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti dhe Vuçiq, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti, po ashtu, tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”./Reporteri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here