“Për cilin djalë?” – përgjigjja e Benitës kthehet në trend viral në TikTok

0
52

Një moment i shkurtër nga intervista e Benitës për “Prive By LS” ka mjaftuar për të krijuar një nga trendet më të reja në TikTok.

Intervista ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në rrjetet sociale, por ishte një përgjigje spontane e Benitës ajo që u veçua dhe nisi të shpërndahej me shpejtësi nga përdoruesit.

Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse ishte sqaruar me djalin për të cilin ishte përfolur gjatë një dasme.

“Për cilin djalë?”, ishte përgjigjja e saj e menjëhershme.

Fraza u shkëput shpejt nga intervista dhe nisi të përdorej si “sound” në TikTok, duke u përshtatur në video dhe situata të ndryshme humoristike.

Brenda vetëm 48 orëve, një prej audio-incizimeve të krijuara nga ky moment kishte kaluar mbi 500 përdorime, duke treguar se shprehja po shndërrohej me shpejtësi në një trend të ri në platformë.

Fenomenit nuk i kanë shpëtuar as disa personazhe të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale.

Mes atyre që kanë publikuar video duke sinkronizuar përgjigjen e Benitës janë Liberta Spahiu, fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrim Mekaj, ish-banorja e edicionit të tretë Anisa Veseli, si dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Hana.

Në këtë mënyrë, një përgjigje e thënë spontanisht gjatë intervistës është kthyer në një nga momentet më të komentuara të saj, duke vazhduar të marrë jetë të re përmes videove dhe interpretimeve të përdoruesve në TikTok.