Presidenti i Finlandës uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për paqe e stabilitet

0
2

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka uruar presidenten e re Justina Shiroka Pulën me rastin e inaugurimit të saj si presidente e Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur pritjen që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

“Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian”, ka shkruar Stubb.

“Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjet e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në mesazhin e presidentit finlandez.