Hemorroidet janë enë gjaku të zgjeruara në pjesën e poshtme të rektumit dhe anusit. Ato mund të shkaktojnë dhimbje, kruajtje, irritim ose gjakderdhje gjatë jashtëqitjes.
Shkaqet dhe faktorët që i favorizojnë:
- Kapsllëku dhe sforcimi gjatë jashtëqitjes
- Qëndrimi i gjatë ulur në tualet
- Mungesa e fibrave në ushqim
- Shtatzënia
- Mbipesha
- Ngritja e shpeshtë e peshave
- Diarreja kronike
Si mund të lehtësohen simptomat?
Rritja e konsumit të fibrave dhe ujit, aktiviteti fizik dhe shmangia e sforcimit gjatë jashtëqitjes mund të ndihmojnë. Banjat e ngrohta të ulura gjithashtu mund të lehtësojnë shqetësimet. Për raste të lehta, mjeku ose farmacisti mund të rekomandojë kremra, supozitorë ose trajtime të tjera për një periudhë të shkurtër.
Nëse gjakderdhja vazhdon, është e madhe, shoqërohet me dhimbje të forta ose simptomat përsëriten, duhet konsultuar mjeku, pasi jo çdo gjakderdhje nga rektumi shkaktohet nga hemorroidet./04 Online/















































