Marrëdhënia e Kylian Mbappés me shumicën e bashkëlojtarëve te Real Madridi mbetet kryesisht profesionale, ndërsa raporti me Jude Bellinghamin është tensionuar ndjeshëm, raporton OKDiario.
Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar mesfushorit anglez të tregojë durim dhe të mos u japë shumë rëndësi disa incidenteve.
Ndërkohë, edhe marrëdhënia mes Mbappés dhe Vinicius Juniorit duket se mbetet kryesisht profesionale, pavarësisht afrimitetit që dy futbollistët shfaqin në publik.
Në këtë situatë, Real Madridi po përpiqet të ulë tensionet dhe të ruajë harmoninë mes yjeve të skuadrës, në mënyrë që mosmarrëveshjet e mundshme të mos ndikojnë në atmosferën brenda ekipit.















































