Gyokeres nuk dëshiron largimin nga Arsenali, synon ta fitojë sërish vendin e titullarit

0
2

Viktor Gyökeres nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali dhe është i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën e Mikel Artetës.

Sipas Footy Insider 247, sulmuesi 28-vjeçar dëshiron ta dëshmojë veten te “Topçinjtë”, pavarësisht se së fundmi e ka humbur pozitën e titullarit, të cilën e ka marrë Kai Havertz.

Gyökeres synon ta bindë trajnerin spanjoll me paraqitjet e tij dhe të rikthehet në formacionin bazë.

Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë në Londër mbetet e paqartë, pasi Arsenali mund të jetë i gatshëm të shqyrtojë ofertat për të gjatë vitit 2027.