Davkova uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja juaj fundi i paqartësisë politike, më vjen mirë që përsëri u zgjodh një grua

0
2

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pulën, me rastin e zgjedhjes si shefe e shtetit.

“Zgjedhja juaj i ka dhënë fund pasigurisë politike dhe ka hapur rrugën për stabilitet institucional.”, ka shkruar ajo, duke shtuar se i vjen mirë që Kosova ka zgjedhur përsëri një grua presidente.

Në urimin e saj, Siljanovska-Davkova ka shprehur besimin se udhëheqja e Shiroka Pulës do të kontribuojë në forcimin e dialogut dhe kohezionit shoqëror në Kosovë.

Ajo ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të ndërtuara mbi mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.

Presidentja maqedonase ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për t’i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.