Barack Obama flet hapur: Takimi me alienë do të nxitë krijimin e “religjioneve të reja”

0
487

Barack Obama mendonte që takimi i parë i njerëzve me alienë dhe UFO do të ndante njerëzimin në vija të reja fetare. Ish presidenti ka dhënë këto mendime derisa UFO mania ka kapluar botën pasi që Pentagoni do ta publikojë një raport historik për fenomenet e paidentifikuara ajrore

Departamenti i Mbrojtjes në Amerikë pritet që të prezantojë të ashtuquajturin raportin Pentagon UFO para kongresit këtë muaj. Dokumenti është duke u pritur më të madhe pasi që agjencitë inteligjente do të flasin për ato që dinë për UFO, sipas zhargonit të njohur, por UAP sipas anës zyrtare. Një mori e videove është publikuar për fenomenet UFO, kurse ish presidentë, senatorë dhe politikanë janë involvuar në debat.

Megjithëse nuk do të jetë sekret përmbajtja e disa raporteve, ish presidenti Barack Obama është shprehur së fundi për pasojat që do të kishte takimi me speciet jashtëtokësore. Obama është intervistuar këtë javë nga Ezra Klein, një opinioniste dhe kolumniste në New York Times.

Ai ka prezantuar skenarin “çka nëse” dronë të panjohur nga një civilizim i huaj do ta vizitonin një ditë planetin tonë. Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që Obama ka ndarë mendimet e tij për maninë e UFO-ve që ka përfshirë Amerikën por edhe botën.

Ai ka zbuluar se mendon që takimi do të bënte që njerëzit të ndryshonin në tërësi, por ai nuk do të ndryshonte qëndrimet e tij politike. “Është interesante. Nuk do të më ndryshonte mendimet e mia politike”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress.  

“Për shkak se tërë politika e ime përcaktohet në faktin që ne jemi organizma të vegjël që notojmë në mes të kësaj hapësire”. Obama vazhdon të besoj që besimi i tij politik bazohet në idenë se “ndryshimet që ne kemi në planet janë të vërteta” dhe ato mund të jenë burim i mirë i kënaqësisë por edhe mjerimit.

 “Ne jemi një tufë njerëzisht me dyshime dhe konfuzion”, ka shtuar ai. Por, përzierja e jonë me jashtëtokësore do të trondiste gjërat, me Obamën që mendon se kjo do ta ndante edhe më shumë njerëzimin, me religjione të reja që do të dilnin në shesh çdo ditë për t’u përballë me ndryshimet e paradigmës.

Pyetja që a jemi ne të vetëm në univers ka qenë njëra prej pyetjeve më të mëdha që i janë bërë shkencëtarëve në shekullin 20 dhe 21. Obama shpreson që takimi me jashtëtokësorë do të ndihmonte njerëzit për të gjetur një gjuhë të përbashkët më ta.

“Do të dëshiroja që duke e ditur se aty, diku larg, mund të jenë disa jashtëtokësorë do të bënte që njerëzit të bashkohen në atë çfarë e kemi të përbashkët e që tani është pak më e rëndësishme”, thotë ai. “Por, nuk ka dyshim, do të dalin argumente të reja, po ashtu, ku ne duhet të shpenzojmë më shumë para për sistemet tona të armatosura që ta mbrojmë vetveten”.

“Religjione të reja do të shfaqen, kush e di çfarë argumentesh do të përdorin. Ne jemi të mirë në krijimin e argumente për njëri-tjetrin”. Ish presidenti edhe më parë ka qenë i hapur kur ka folur për UFO-të në emisionin e humoristit James Corden “Late Late Show” në CBS.

Ai ka folur për një numër videosh të verifikuara nga Pentagoni që shfaqen para aseteve ushtarake të SHBA-ve. Pentagoni kishte deklasifikuar tri video të UFO-ve vitin e kaluar për të “qartësuar keqkuptimet në publik se a janë këto xhirime që qarkullonin të vërteta”.

Edhe pse shumë besonin që videot janë prova që jashtëtokësorët po e vizitonin planetin tonë, një palë tjetër konsideronte se kjo është rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas disa politikanëve, videot janë prove që inteligjenca e huaj po e spiunon SHBA.

“Çfarë është e vërtetë, këtu jam shumë serioz, është se ka – ka pamje dhe incizime të objekteve në qiell që ne nuk dimë saktësisht se çfarë janë”, ka thënë Obama. “Ne nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin ato, trajektoren e tyre, nuk është një model që mund të shpjegohet lehtë.  Kështu, ju e dini, mendoj që njerëzit po i marrin shumë seriozisht dhe po përpiqen shumë që të hetojnë dhe zbulojnë për çka bëhet fjalë”.  /GazetaExpress

Leave a Reply