Edon Zhegrova e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët për mbështetjen që ia dhanë Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Austrisë.
Ylli kosovar e përshëndeti sjelljen e tifozëve përkundër humbjes 3:1 në Vjenë mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.
“Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen edhe pas kësaj humbjeje. Tani fokusi te dy ndeshjet e radhës”, shkroi Zhegrova në rrjetet sociale, ndërsa këtij postimi ia përcolli edhe dy “emoji”, flamurin e Kosovës dhe një figurë që e tregon forcën.

Futbollisti i Juventusit u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por fatkeqësisht pa pasur mundësi që ta ndihmojë Kosovën për ta bërë një përmbysje eventuale.
Verdhekaltrit do t’i zhvillojnë dy ndeshje këtë javë, të enjten me Izraelin në Hungari dhe të dielën ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.














































