Disa brusha për grim të përsosur

0
29

Brusha për pudër të lëngët

Pjesa e rrafshët e kësaj brushe e mban pudrën e lëngët dhe ua mundëson përdorimin e lehtë dhe të barabartë. Vendoseni pudrën me lëvizje të gjera horizontale, të cilat ndihmojnë për neutralizimin e rrudhave dhe linjave. Përjashtim: mbi buzën e epërme, përgjatë nofullës dhe mjekrës është më mirë që të vendosni pudrën e lëngët me lëvizje vertikale.

Brusha për pudër pluhur

Fijet e lirshme në këtë brushë mundësojnë që në të tërhiqet sa më shumë pudër, e për këtë arsye është e shkëlqyeshme për pjesët e mëdha të fytyrës dhe nuk është e nevojshme që në mënyrë të veçantë t’i lyeni faqet, ballin ose mjekrën. Para fillimit hiqni tepricën e pudrës nga brusha, duke e tundur lehtë atë, e pastaj me lëvizje qarkore lyeni fytyrën tuaj.

Brusha e lakuar për penel

Falë fijeve të mprehta e të shkurta, të cilat ndjekin dukjen natyrale të syve tuaj, kjo brushë me shumë saktësi tërheq linjën menjëherë mbi qerpikë. Futeni brushën në ajlajner dhe tërhiqeni linjën, prej jashtë kah brenda. Kjo brushë është e mirë edhe për plotësimin e vetullave. Thjesht, merrni pak hije ngjyrë kafeje për vetulla me brushë dhe vendoseni në drejtim të rritjes së qimeve.

Brusha për hije

Brusha e rrumbullakuar mundëson që hija të arrijë edhe në këndin më të ngushtë të syrit, i cili normalisht është vështirë të arrihet, e është e mirë edhe për lyerjen e pjesës së poshtme të syrit. Kërkoni një brushë fijet e së cilës janë po aq të gjata sa edhe qepalla juaj (kur matni prej qerpikut deri në vijën e lakuar), në mënyrë që ta lyeni me vetëm një lëvizje. Përndryshe, ngjyrën e vendosni prej brendisë në drejtim të jashtëm, përgjatë pjesës së poshtme të qepallës.

Brusha për buzëkuq

Maja e rrumbullakuar ndihmon që buzëkuqi t’i mbulojë linjat e buzëve, ndërsa fijet e mprehta janë ideale për formula më të forta të kremrave. Merrni ngjyrën me brushë dhe lyeni buzët, duke ndjekur linjën natyrale të buzëve. Kjo brushë mund të përdoret edhe për vendosjen e korrektorit në puçrra, njolla të errëta dhe në të gjitha pjesët që dëshironi t’i mbuloni.