Zidane ndryshon qasjen e Francës ndaj dëmtimeve, synon më shumë koordinim me klubet

0
33

Zinedine Zidane ka sjellë një qasje të re në kombëtaren e Francës, veçanërisht në menaxhimin e dëmtimeve të futbollistëve.

Sipas “Foot Mercato”, stafi i ri teknik po synon bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me klubet, duke shmangur paraqitjet e panevojshme të lojtarëve të dëmtuar në Clairefontaine për kontrolle shtesë.

Kjo qasje u pa edhe në rastin e Ruben Riesser, i cili u largua nga grumbullimi pas koordinimit mes Lensit dhe stafit mjekësor të Francës.

Edhe Kylian Mbappé u largua shpejt nga grumbullimi pas dëmtimit ndaj Turqisë, në një vendim që tregon se stafi i Zidane nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme me lojtarët.

Me këtë politikë, trajneri francez synon të përmirësojë marrëdhëniet me klubet dhe të shmangë mosmarrëveshjet që ishin shfaqur gjatë periudhës së Didier Deschamps./04 Online/