Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

0
37

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Deklarata u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi u zhvillua në seancën plenare të Kuvendit, ku në rend dite ishte miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.