Einxhel drekon me familjen e Dagzit

0
392

Dagz dhe Einxhel krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Por edhe pas përfundimit të këtij spektakli, ata vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe, shkruan lajmi.net.

Së fundi moderatorja shqiptare ka darkuar me familjen e Dagzit.

Ata kanë shkuar në një restorant në Dajt, nga ku nuk i kanë kursyer fotot dhe videot në rrjete sociale.

Dagz ka publikuar një video të babait dhe motrës së tij dhe një video me Einxhelin.

Nga ana tjetër, motra e Dagzit ka ndarë një foto me të ëmën, duke vërtetuar që ka qenë dhe ajo e pranishme.

Gjithashtu edhe Einxhel ka hedhur storje nga vendi ku ndodheshin ata.

Pak më parë Dagz në emisionin ‘Mirage’ ka treguar se ai ende nuk e ka prezantuar Einxhelin me familjen e tij, por si duket tashmë edhe kjo ka ndodhur.

Leave a Reply