KPP “Lidhja e Prizrenit” shpallet kampion i Kosovës për herë të nëntë radhazi

0
47

KPP “Lidhja e Prizrenit” ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e pingpongut kosovar, duke u shpallur kampion i Kosovës për vitin 2026.

Klubi prizrenas e ka fituar titullin për të nëntën herë radhazi, duke konfirmuar vazhdimësinë e rezultateve të larta në garat vendore.

Ky sukses vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të lojtarëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të klubit.

Me nëntë tituj radhazi, KPP “Lidhja e Prizrenit” tashmë ka krijuar një kapitull të veçantë në historinë e pingpongut në Kosovë.

Klubi prizrenas e ka cilësuar këtë arritje si rezultat të punës së palodhshme dhe besimit të vazhdueshëm në projektin e klubit./04 Online/