Kryeministri Kurti uron skuadrën e Llapit për trofeun e Superkupës

0
402

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur mbrëmë ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Llapit.

Kurti përmes një postimi në Instagram tha se Fadil Vokrri si ish-lojtar do të ishte krenar për të dy ekipet.

“Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë ndoqa ndeshjen e dy ish-ekipeve të Fadil Vokrrit, FC Prishina dhe KF Llapi. Njëra kampione e Superligës, tjera fituese e Kupës së Kosovës. Për të dyjat ai do të ishte krenar”.

Tutje Kurti tha se të dy ekipet shfaqën pasionin dhe dëshirën për fitore dhe ju uroi suksese në sezonin e ri që do të fillojë këtë fundjavë.

“Në këtë ndeshje që po i paraprinë sezonit të ri, dy ekipet shfaqën pasionin e tyre për lojën dhe dëshirën për fitore. Lojtarët e Llapit për asnjë moment nuk pushuan së besuari. Sfiduan gjasat, përmbysën rezultatin, fituan lojën. Pata kënaqësinë t’ua ndajë trofeun e çmueshëm të Super Kupës e ta ndajë me ta gëzimin e tyre për fitore. Suksese të dy ekipeve në sezonin e ri të kampionatit në futboll”.

Ndryshe Llapi mbrëmë e mposhti Prishtinën pas vazhdimeve me rezultat 3-1.

Leave a Reply