Kryeministri Kurti për aksidentin në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak të vdekur

0
322

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas raportimeve se 10 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident të një autobusi me targa të Kosovës në Kroaci.

Kurti ka thënë se lutet që të ketë sa më pak viktima, ndërkaq ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme  të Kosovës është duke u nisur për Kroaci.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.  Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka thënë Kurti.

10 persona kanë humbur jetën e 30 janë lënduar në aksidentin e një autobusi që sipas autoriteteve kroate është me targa të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur afër Slavonski Brodit.

Leave a Reply