Krahasimi i marrëdhënieve Gjermani-Francë me ato Kosovë-Serbi është krahasim tërësisht i gabuar

0
534

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Raportet midis shtetit gjerman dhe atij francez kanë qenë gjatë historisë shumë konfliktuoze dhe të percjellura me luftëra të ashpra midis tyre. E fundit është pushtimini i Frances nga Gjermamia në Luften e Dytë Botërore. Në këtë luftë janë zhdukur mbi 300 mij franceze dhe nga shteti gjerman rreth 250 mij mijë veta. Edhe raportet midis Kosovës dhe Serbisë kanë qenë plot luftëra dhe të percjellura me masa raciste ndaj shqiptarëve në Kosovë. Mendohet se mbi 1 milione shqiptarë janë zhdukur nga Serbo-Jugosllavia, pa i llogaritur të dëbuarit me dhunë. E fundit është lufta për çlirimin e Kosovës në vitet 1998/99. Këtu u zhduken rreth 14 mij civile shqiptare. Prej tyre femijë nën moshën 12 vjeqare rreth 1500.

U përdhunuan rreth 20 mij femra shqiptare dhe u dëbuan mbi 1 milionë shqiptarë. Dëmet shkojnë në miliarda. Në mes Frances dhe Gjermanisë u përmirësuan raportet, sepse politika dhe njerëzit që e bënë dhe organizuan Luftën e Dytë Botërore  nga Gjermania, të gjithë përgjegjësit, u kapen dhe dënuan deri me vdekje. I tërë sistemi nacinal-socialist gjerman i dënua dhe Gjermania u nda midis katër fuqive të atëhershme botërore. Gjermania u nda në 4 pjesë.

Një pjesë u pushtus nga BRSS, një nga Franca, një nga Anglia dhe një pjesë nga ShBA-të. Pjesët që ishin në perëndim, nën protektoratin francez, anglez dhe amerikan, krijuan në vitin 1948/49 R.F. të Gjermanisë. Në pushtet erdhën forcat e reja gjermane. Ato e dënuan tërësisht fashizmin gjermane dhe edhe sot kapin dhe dënojnë njerëz që ishin në atë kohë përgjegjës për vrasjet, maskrat dhe dëmet e bëra. Me një organizim i shtetit të tillë të ri, nën përkujdesjen e perëndimit, kuptohet se u nda Gjermania nga e kaluara fashiste.

E dënuan tërësisht sistemin dhe bënë e bëjnë edhe sot reparacione të  dëmevev të luftës të bëra në LDB. Në këtë gjendje është normale krijimi i raporteve normale midis shteteve perëndimore, këtej edhe Frances dhe Gjermanisë. RFGJ i paguajti dëme me miliarda Francës dhe tëra shteteve tjera. E dënuan botërisht regjimin e Hitletit dhe të PNSGJ dhe iu bashku si shtet paktit NATO dhe e krijuan edhe Uniomin Evropian. Qe pas LDB kërkoje të falur RFGJ ndaj cdo shteti që ishte pushtuar nga fashistët gjerman dhe morri si shtet përgjegjësinë e plotë politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore e penale.

Po në Kosovë? U vra dhe u terrorizua një popull i tërë. U zhduken me miliona veta gjatë 100 vjetëve të pushtimit serb. U dëbuan me qindra e mijëra shqiptarë dhe kurrë ky shtet nuk u nda nga e kaluara e vetë. I tërë sistemi i kaluar nacional raciste ndaj shqiptarëve po vazhdohet njëjtë edhe aktualisht nga Serbia. Kurrë nuk u dënua politika nacional-raciste serbe nga e kaluara. U zhduken dhe u përdhunuan me mijëra veta dhe askush nuk u dënua. U krijuan dëme materiale me miliona dhe nuk bëhen reparacionet Sistemi karagjorgjevician, vazhdoi me sistemi rankoviciano-titiste dhe eci me kliken millosheviciane, që po vazhdon sot me pasardhësit e tijë, klikën Vucic, Vulin dhe Dacic.

Askush dhe kurrë nuk u dënua nga Serbia për dhunën dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve. Kurrë dhe as sot nu u bë asnjë reparacion dhe nuk u kapen kriminelët që vranë mbi 13 mijë civil shqiptarë dhe që përdhunuan rreth 20 mij femra shqiptare. Këtu nuk është në pytje kërkimfalja. Jo! Në spikamë është politika aktuale e Beogradit që po e vazhdon politikën e paraardhësve dhe Kosovën e donë të asimiluar, pa shqiptarë. Në këtë gjendje, krahasimi i marrëdhënieve gjermano-franceze me atë Kosovë – Serbi është i gabuar dhe kursesi nuk krahasohen.

Në raportet gjermano-,franceze përmbyset sistemi fashist hitlerian dhe dënohen të gjithë përgjegjësit. Natyrisht se bëhet edhe reparacioni dhe ipet zotimi për paqe e marrëdhënie të mira. Në mes Kosovës e Serbisë nuk është kështu! Serbia nuk e dënon sistemin dhe as klikën/atë që bënë gjenovid ndaj shqiptarëve.Nuk e morri në përgjegjësi klikën fashiste të milloshevicit dhe nuk bëri asnjë reparacion. Përkundrazi! Po vazhdon ne Beograd te zotërojë ende klika e Milloshevicit me ministrat e tij, Vucic – Dacic.

Në politikë po synohet ripushtimi i Kosovës dhe shteti serb po armatoset për të bërë invazion mbi Kosovën. Kurdo dhe në çfarëdo vendi e ngjarje nga krerët e Beogradit deklarohet Kosova në vend serb dhe se Serbia kurrë nuk do të heqi dorë nga Kosova. Këtë edhe me luftë. Pra, si dhe ku bëhet krahasimi midis raporteve Kosovë – Serbi me ato të Gjermanisë dhe të Francës? Askund!

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply