Komuna e Prizrenit me faqe të veçantë për informim rreth pandemisë

0
500
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Me qëllim të informimit të qytetarëve rreth gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19, si dhe rreth simptomave dhe masave për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi, Komuna e Prizrenit tanimë ka përgatitur web-faqen https://covidpz.com/ .

Në ballinë të kësaj faqeje qytetarët mund të gjejnë menjëherë numrin emergjent dhe numrin e Alo Komunës, ku mund të thërrasin, nëse ata dyshojnë se kanë simptoma të koronavirusit.

Kjo web-faqe jep informacione të hollësishme se si duhet të mbrohemi nga koronavirusi dhe cilët janë simptomat e tij, si dhe njofton për shërbimet tjera të Komunës së Prizrenit, si mjekësia familjare dhe këshillimi psikologjik online.

Pos tjerash, kjo faqe do t’i mbajë të informuar qytetarët edhe në lidhje me statistikat e fundit për të infektuarit nga koronavirusi, si në Kosovë në përgjithësi, ashtu edhe në Prizren në veçanti. Kjo web-faqe është e pasuruar edhe me materiale të ndryshme video-informuese, si dhe njoftime të fundit nga aktivitetet e Komunës së Prizrenit në lidhje me pandeminë e Koronavirusit.

Në këtë kohë, ku qytetarët mund të hasin në dezinformime të ndryshme në lidhje me pandeminë, faqja covidpz.com synon që të jetë burim i saktë dhe i drejtë për informim të qytetarëve, duke funksionuar në tri gjuhë, në atë shqipe, boshnjake-serbe dhe turke.

Leave a Reply