Kompensimi për pagesën e rrymës në veri: Qytetarëve do t’u kthehen nga 1 euro për gjashtë vjet

0
153

Për vite me radhë qytetarët e Kosovës paguan rrymën për serbët e veriut.

E pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ZRRE është obliguar që qytearëve t’iu kthehen këto mjete.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka dhënë një mënyrë shumë të mundshme sipas së cilës do të kthehen këto mjete.

Fejzullahu në “Interaktiv” ka thënë se qytetarëve që kanë paguar për veriun, brenda periudhës 6-vjeçare do t’u kthehen nga rreth 1 euro secilin muaj.

Kjo nënkupton se nga faturat e rrymës këta qytetarë do të paguajnë nga 1 euro më pak për gjashtë vjet.

“Ata konsumatorë që kanë paguar në atë periudhë, vetëm ata konsumatorë do përfitojnë nga Gjykata Kushtetuese, duke mos përfshirë konsumatorët që janë konsumatorë të rinj pas vitit 2017. Te konsumatorët shtëpiakë mund të jetë më pak se 1 euro nëse e shtrijmë këtë borxh për periudhën në të cilën është grumbulluar rreth 6 vjet. Për konsumatorë shtëpiakë është më pak se 1 euro në muaj. Ai borxh është grumbulluar për periudhë 6-vjeçare”, ka thënë ai.

Fejzullahu ka theksuar se nuk ka buxhet që qytetarët të rimburësohen menjëherë në total.

Rreth faturave të rrymës ka pasur ankesa që nga fundi i vitit të kaluar, ku qytetarë janë ankuar për fatura të fryra.

Fejzullahu ka folur mbi këto. Ai ka thënë se kanë shqyrtuar ankesat dhe kanë gjetur se konsumi ka qenë më i madh, e se nuk ka pasur ndonjë defekt.

“Mund të ketë raste të caktuara që mund të ketë ndonjë rast të izoluar kur mund të ketë defekt apo diçka. Por ne i kemi marrë të gjitha ankesat dhe kanë rezultuar se konsumi është rritur tek ata konsumatorë. Nëse e marrim të dhënat në matjen e transmisionit e kanë dëshmuar se nëse e krahasojmë dhjetorin me vitin e kaluar kemi pasur 52% rritje të konsumit… E dimë që gjatë atij muaji kishte rënie të temperaturave, fundi i nëntorit dhe një pjesë e dhjetorit kishte rënie të temperaturës dhe kishte konsum 52% më të madh se në muajin e njëjtë të një viti më parë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here