Ky është i dyshuari që e goditi me veturë 50-vjeçarin në Prizren, viktima vdiq në QKUK 

0
1024

Pas më shumë se një jave trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 50-vjeçari që u godit nga një veturë në Prizren, ka ndërruar jetë. I ndjeri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të martën pasdite në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari ndodhet në paraburgim.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është Petrit Muhaxheri, 34-vjeçar.

Ai po dyshohet se goditi me veturë viktimën Nuhi Zyberi, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, mbrëmjen e 24 marsit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Më datë 02.04.2024 rreth orës 15:20 nga QKUK kemi pranuar informatë se viktima e rastit të aksidentit të trafikut të ndodhur me datë 24.03.2024, rreth orës 22:30 në Prizren kishte ndërruar jetë (Vdekur), i lënduari që nga data e aksidentit ishte duke u trajtuar ne QKUK.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet për egzaminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.

I dyshimti lidhur me këtë rast është arrestuar me datën e aksidentit dhe edhe më tej gjendet në paraburgim” – ka njoftuar Policia./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply