Laporta: Yamal e meriton Topin e Artë

0
30

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”, duke mbështetur hapur kandidaturën e yllit të ri katalanas.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Lamine Yamal do ta fitonte Topin e Artë dhe besoj se e meriton”, deklaroi Laporta.

Ai mbrojti edhe vendimin e Yamalit për të thënë publikisht se e meriton çmimin, duke theksuar se edhe futbollistë të tjerë, përfshirë Kylian Mbappen, kanë shprehur të njëjtën ambicie.

“Sigurisht që po, sepse edhe të tjerët thonë të njëjtën gjë për veten e tyre”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Laporta vlerësoi gjithashtu Rodrin, duke e cilësuar atë si “një person shumë të arsyeshëm dhe të pjekur” dhe “lider”.

Deklaratat e tij i shtojnë edhe më shumë tensionin rivalitetit Barcelona–Real Madrid, në një kohë kur Yamal dhe Mbappé janë ndër emrat kryesorë në garën për “Topin e Artë”./04 Online/