James Milner rikthehet te Liverpooli, por në një rol të ri

0
26

James Milner është rikthyer te Liverpooli, vetëm pak muaj pasi i dha fund karrierës 24-vjeçare si futbollist profesionist.

40-vjeçari ka nisur një kapitull të ri, duke u angazhuar në stërvitjen e grupmoshave të klubit. Sipas raportimeve të “This is Anfield”, Milner të shtunën udhëhoqi një seancë stërvitore me ekipin U-11 të Liverpoolit.

Ish-mesfushori ka përfunduar licencën UEFA A dhe po fiton përvojë praktike përpara një kalimi të mundshëm në trajningun profesionist.

Milner u pensionua në fund të sezonit të kaluar pas tri viteve te Brighton, ndërsa gjatë karrierës së tij luajti edhe për Liverpoolin, me të cilin fitoi Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Liverpoolit tashmë kanë kërkuar që klubi t’i japë një rol edhe pranë ekipit të parë, duke vlerësuar përvojën dhe lidershipin që ai mund të sjellë në skuadër./04 Online/