Lamine Yamal ka dalë përpara Kylian Mbappés në një sondazh të organizuar nga gazeta madrilene “Marca” për futbollistin që e meriton më shumë Topin e Artë 2026.
Ylli i Barcelonës ka marrë 37 për qind të votave, ndërsa Mbappé është renditur pas tij me 27 për qind. Ndërkohë, 36 për qind e votuesve kanë zgjedhur opsionin “një lojtar tjetër”.
Rezultati ka tërhequr vëmendje të veçantë për faktin se sondazhi është zhvilluar nga një media me bazë në Madrid dhe me një numër të madh tifozësh të Real Madridit.
Kështu, Yamal ka krijuar një epërsi prej 10 pikë përqindjeje ndaj Mbappés, duke e bërë edhe më interesante garën për çmimin prestigjioz.
Të dy futbollistët kanë shprehur publikisht ambiciet e tyre për Topin e Artë, ndërsa debati mes trofeve të fituar nga Yamal dhe statistikave individuale të Mbappés pritet të vazhdojë deri në shpalljen e fituesit./04 Online/














































