Kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është trend i ri i sezonit të verës

0
380

Kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është përsëri në trend, duke gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, por edhe koleksionet e reja të markave kryesore të modës.

Edhe pse ky kombinim shpesh konsiderohej i papëlqyeshëm, shumë marka të modës vendosën ta demantojnë këtë qëndrim.

Duke filluar me fushatat e Gucci, përmes Prada, Dior te Fendi – çorapet dhe sandalet janë një hit i sezonit të verës 2021.

Pasi një numër i të famshmëve, si këngëtarja Rihanna, modelja Kendall Jenner dhe aktorja Sophie Turner, ndër të tjera, përqafuan këtë trend të modës, çorapet duket se po kthehen në derën e madhe.

Sandalet me çorape nuk janë një fenomen i ri, megjithatë – këtë sezon, me ‘miratimin’ edhe në rrjetet sociale – morën shumë më shumë mbështetës sesa në vitet e mëparshme. /Telegrafi/

Leave a Reply