Klopp: Leno ishte heroi i Arsenalit

0
457

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar paraqitjen e portierit të Arsenalit, Bernd Leno, i cili ishte më i merituari që “Topçinjtë” arritën të eliminojnë skuadrën e drejtuar nga trajneri gjerman në Carebao Cup pas penalltive.

“Unë i thashë atij pas ndeshjes se nuk isha shumë i kënaqur me të! Kishim disa raste vërtet të mira. Si trajner, do të kisha dashur që të shënonim, por jam i lumtur të shoh që po krijojmë raste. Ne treguam aftësi, por thjesht nuk funksionoi sonte, gjë që është absolutisht normale. Do të provojmë përsëri, premtoj”, ka theksuar Klopp.
“Po, mund të ishim më të qartë në fazën finale të aksioneve, por Leno pati një paraqitje shumë të mirë. Akoma, gjuajtja e penalltive ka të bëjë me fatin, por Arsenali i ekzekutoi shumë mirë, derisa ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo është arsyeja pse kemi humbur ”, ka shtuar Klopp.

Bernd Leno është portieri i parë i Arsenalit në 8 vjet e fundit që nuk e ka përjetuar humbjen në “Anfield”.

Leave a Reply