Kjo është shuma e parave, që kosovarët kanë të kursyera nëpër banka

0
282

31 tetori njihet ndryshe si Dita Botërore e Kursimeve.Sivjet, kjo ditë qëllon në një periudhë të rëndë ekonomike, për shkak të ngritjes së çmimeve.Shumë kosovarë kanë vështirësi për të kursyer para, pasi të ardhurat mujore nuk i kanë të mjaftueshme.

Profesori i ekonomisë, Donat Rexha, thotë se në Kosovë kursimet shërbejnë si rezervë për ditë të vështira, për shkak të pasigurisë në punë dhe investime.Ky thotë se periudha e inflacionit do t’i zvogëlojë kursimet, por do t’i nxisë më shumë ato, në periudhë afatgjatë.
Qytetarët thonë se kursimet i mbajnë kryesisht në banka.

Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, aktualisht janë 3 miliardë e 198 milionë euro depozita të ekonomive familjare.Për shkak të ndërgjegjësimit për kursimin e parave, çdo 31 tetor në gjithë botë shënohet Dita e Kursimeve, që origjinën e ka gati një shekull më parë nga Milano e Italisë.Për dallim nga vitet e kaluara, Banka Qendrore e Kosovës të dielën nuk organizoi ndonjë aktivitet për këtë ditë.

Leave a Reply