Kjo është arsyeja pse vëllai i Einxhel nuk e ka takuar ende Dj Dagz

0
283

Vëllai i moderatores Einxhel Shkira, Alois Shkira ka rrëfyer së fundmi, detaje për marrëdhënien e motrës së tij, me Dj Dagz. I ftuar në “Shqipëria Live”, Alois tregoi se ende nuk e ka takuar Dj Dagz. Arsyeja sipas tij, lidhet me pritjen që po bën për ta takuar së bashku me Einxhel. Alois shtoi se dhe njerëzit e afërt të Einxhelit kanë mendime shumë të mira për Dagzin.

Pjesë nga biseda në studio: 

Flori Gjini: Tani të pyetën dhe për Dagzin.

Erjona Rusi: Na thuaj pak më shumë se sa the në spektakël.

Flori Gjini: Domethënë  ende se ke takuar.

Vëllai i Einxhel: Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe  nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira.

Erjona Rusi:  Kur thua  kemi, keni si familje apo ti personalisht ?

Vëllai i Einxhel: Të gjithë njerëzit e afërt, familja dhe shoqëria.

Erjona Rusi: Domethënë  vjehrri edhe vjehrra e ardhshme e pëlqejnë.

Flori Gjini: Tani atë nuk e dimë sepse është fillimi i një historie të bukur.

Einxhel dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në shtëpinë e ‘Big brother VIP’. Edhe pas largimit nga BBV, Dagz e ka mbështetur Einxhelin duke na lënë të kuptojmë që marrëdhënia e tyre do të vazhdoj edhe jashtë kur Einxhel të përfundojë lojën.

Leave a Reply