“Kjo do të jetë e imja”, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë, nga ngacmimet e para e deri në planet për martesë

0
411

Balerini Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca para disa ditësh kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë. Dyshja janë çifti më i ri në showbiz dhe mesa duket kanë preferuar të ndajnë më shumë detaje për publikun nga historia e tyre. Çifti ishte i ftuar tek “Natën me Aulonën” dhe asnjëri nuk ka nguruar të tregojë sekretet dhe detajet e lidhjes.

Mesa duket Argjira ka qenë ajo, e cila ka dashur ta mbajë sekret marrëdhënien, sepse sipas moderatores, gjërat e mira kur bëhen publike “prishen”. Argjira rrëfehu se në fillim nuk e ka marrë seriozisht ngacmimin e Gracianos pasi ata kanë qenë shumë miq të mirë bashkë. E kundërta ka ndodhur me balerinin i cili që në fillim ka pasuar një synim.

Graciano tha se që në fillim kur e ka parë ka menduar: “Kjo do të jetë e imja”.

“Ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes ‘pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci’. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu ku erdhi”,- tha Graciano.

Çifti tashmë bashkëjetojnë të dy në Tiranë, edhe pse për Argjirën ky hap ka qenë i vështirë.

“E kam pritur më keq bashkëjetesën, sepse shoqet më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr. Por Graciano është i rregullt, më ndihmon pafund në shtëpi, edhe në kuzhinë”,- tha ajo.

Sa i përket planeve për martesë dyshja u shpreh se nuk e mendojnë dasmën dhe se nuk kanë dëshirë të realizojnë diçka të tillë. Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë në një lidhje prej dy-vitesh dhe vetëm para pak ditësh e kanë pranuar publikisht. Dyshja së fundmi kanë filluar bashkëjetesën në Tiranë.

Leave a Reply