Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e dy personave të cilët dyshohen për veprën penale “grabitje” në Prizren.
Në njoftimin e PK-së shtohet se falë bashkëpunimit me qytetarët shpesh është arritur të identifikohen dhe kapën kryesit e veprave të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.
“Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, është thënë nga Policia.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 26 Korrik 2022
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Grabitje” që ka ndodhur më datën 22/07/2022 në orën 10:47 në Prizren.
Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.
Andaj Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :
“Grabitje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Falë bashkëpunimit me qytetarët ne kemi arritur shpesh që identifikojmë dhe kapim kryesit e veprave të ndryshme penale , andaj presim që edhe në te ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë dhe të arrijmë sukses të përbashkët që vendi ynë të bëhet më i sigurt.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com