Kosova ndalet në barazim ndaj Austrisë, Asllani shënon për “Dardanët”

0
14

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 1-1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa “Dardanët” kaluan në epërsi në minutën e 70-të.

Fisnik Asllani shënoi për 1-0 me një goditje precize, pas një asistimi të bukur nga Edon Zhegrova.

Megjithatë, epërsia e Kosovës zgjati vetëm 15 minuta. Austria barazoi në minutën e 85-të përmes zëvendësuesit Christoph Lang, i cili shënoi me kokë pas një auti.

Kosova pati mundësinë për ta fituar ndeshjen në fund, por Ermal Krasniqi nuk arriti të shënonte nga afërsia.

Në fund, të dyja skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Kosova ka grumbulluar pesë pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Austria kryeson grupin me tetë pikë./04 Online/