Ministri portugez mbron Ronaldon: “Do të ishte mirë që Portugalia të vazhdonte të llogariste në këtë aset”

0
5

E ardhmja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren e Portugalisë vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, pas largimit të tij nga grumbullimi.

Në këtë situatë ka reaguar edhe ministri i Ekonomisë dhe Kohezionit Territorial, Manuel Castro Almeida, i cili theksoi rëndësinë e Ronaldos për imazhin ndërkombëtar të Portugalisë.

“Do të ishte mirë që Portugalia të vazhdonte të llogariste në këtë aset. Cristiano Ronaldo e ka një ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe vlerësimin e markës ‘Portugali’. Ai është personi më i njohur i vendit tonë dhe shumë njerëz e njohin Portugalinë pikërisht falë Cristiano Ronaldos”, deklaroi Almeida për “NOW”.

Ministri shtoi se nuk ka kompetencë për të gjykuar vendimet teknike të trajnerit Jorge Jesus, ndërsa situata vjen pas përplasjes mes teknikut dhe yllit portugez./04 Online/