Këta dy persona janë në kërkim, nëse i shihni lajmëroni policinë

0
338

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e dy personave të cilët dyshohen për veprën penale “grabitje” në Prizren.

Në njoftimin e PK-së shtohet se falë bashkëpunimit me qytetarët shpesh është arritur të identifikohen dhe kapën kryesit e veprave të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

“Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të  të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikimin e tyre. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, është thënë nga Policia.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 26 Korrik  2022

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me   veprën penale  “Grabitje” që ka ndodhur më datën  22/07/2022  në orën  10:47 në Prizren.

Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të  të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikimin e tyre.

Andaj Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

“Grabitje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Falë bashkëpunimit me qytetarët ne kemi arritur shpesh që identifikojmë dhe kapim kryesit e veprave të ndryshme penale , andaj presim që edhe në te ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë dhe të arrijmë sukses të përbashkët që vendi ynë të bëhet më i sigurt.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Leave a Reply