Këshilla për vetulla të përkryera

0
3

Nëse dëshironi që vetullat tuaja të jenë të përkryera në secilin moment, përveçqë për çdo ditë duhet t’i rregulloni dhe të kujdeseni për formën, trashësinë dhe ngjyrën e tyre, duhet t’i dini edhe disa rregulla, pohojnë ekspertët.

– Më e rëndësishmja është që vetullat t’i shkulni gjithmonë në dritë të ditës.,raporton Gazeta Kosova Sot

Këtë në mënyrën më precize do ta bëni me piskatore dhe shmangeni dyllin, sepse e tërheq lëkurën rreth syve dhe nuk është preciz.

– Mos i lyeni me losion, krem ose pudër, sepse kjo parandalon rritjen ose shkakton rënien.

– Shmangini pasqyrat zmadhuese derisa e përdorni piskatoren, në mënyrë që të mos shkulni më shumë qime sesa që dëshironi. – Nëse ju duhet që t’i preni ato, së pari i krihni përpjetë dhe i preni qimet që dalin jashtë.

– Lapsi me një nuancë më të errët sesa ngjyra natyrale e vetullave do ta theksojë ngjyrën e syve tuaj.