Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar zhvillimin e takimit të radhës me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Kurti ka falënderuar Hamzën për takimet e zhvilluara deri më tani, duke bërë të ditur se komunikimi mes dy liderëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Ai tha se duhet strategji shtetërore e kombëtare për të arritur fitoren në Apel dhe për këtë ka thënë se Kosova duhet të ketë edhe president.
“Për fitore nevojitet, organizim e strategji të cilat duhet të jetë shtetërore dhe kombëtare. Ndryshimet pozitive kërkojnë fuqi. Ne po e mbështesim këtë projektligj që pas zgjedhjes së presidenti të ulemi për strategji kombëtare për të na nxjerrë fitimtar. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën”, tha Kurti.















































