Haradinaj kërkoi që projektligji për Specialen të vendoset në votim në të dy leximet sot: Ta kryejmë

0
15

Ramush Haradinaj nga Aleanca kërkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që projektligji për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të votohet sot në të dy leximet.

Para se ligji të votohej në parim me 91 vota, Haradinaj kërkoi që propozimi të vendoset në votim në të dy leximet.

“Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij Parlamenti që me mocion ta vendosë në dy leximet (për votim). Jo vetëm në të parin, por edhe në të dytin dhe ta kryejmë sot”, tha ai.