Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në votim, 91 deputetë votuan pro Projektligjit.
Para shqyrtimit në seancë plenare, Projektligji ishte përkrahur në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion.















































