Real Madridi arrin marrëveshje me Arda Güler për vazhdimin e kontratës

0
39

Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Güler për vazhdimin e kontratës, ka bërë të ditur eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Mesfushori turk, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2029, pritet të vazhdojë qëndrimin në Madrid me kushte të përmirësuara financiare.

Güler, 21-vjeçar, e ka nisur sezonin e ri në formë të mirë, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tri asistime në katër ndeshjet e para.

Real Madridi synon ta mbajë për një kohë të gjatë talentin turk, ndërsa kontrata e re raportohet se mund të jetë deri në vitin 2031 ose 2032./04 Online/