Kërkesa e ‘pamundur’ e Mbappe që PSG nuk e pranon

0
245

Sulmuesi Kylian Mbappe është në pushime duke pritur për ofertë nga PSG-ja para se të vendos për të ardhmen.

Në ditët e fundit, klubi francez ka pranuar mesazhin se sulmuesi nuk rinovon kontratën, transmeton lajmi.net.

Strategjia e lojtarit është e qartë: Të largohet me marrëveshje me klubin, sepse nuk dëshiron të largohet në mënyrë jo paqësore duke marrë parasysh se është shtëpia e tij ose të zhvillojë edhe vitin e fundit të kontratës pastaj të transferohet te Real Madrid si agjent i lirë.

Opsioni i dytë është më i mundshëm, ngase Mbappe është i hapur për rinovim, por kërkon që të vendoset klauzola e lirimit në rast që ndonjë klub dëshiron ta transferojë, veçanërisht Real Madrid.

Francez e ka kuptuar se ky opsion është më interesant për të dy palët sepse e lejon PSG-në t’i rinovojë kontratën, që është objektiv i sheikëve të Katarit.

Asnjëra nuk është e lehtë, duke marrë parasysh edhe artikullin e 202-të të Ligës franceze.

Mënyra e vetme është që të arrihet marrëveshje private mes dy palëve, por është e rrezikshme. Nga interesimi i Barcelonës për Neymar, shumë media zbuluan se lojtari kishte klauzolë që e lejonte të largohet nga Parisi, por që nuk u ekzekutua me kohë sepse “Parisienët” thoshin se kjo klauzolë nuk ekziston.

Prandaj, PSG nuk do pranojë këtë mundësi, pavarësisht që duhet të rrezikojnë ta humbin Mbappe si agjent i lirë me parametra zero në rast që në këtë verë nuk e shesin.

Në rast që klubi francez vendos ta shesë yllin e skuadrës, atëherë kartoni do jetë hiq më pak se 180 milionë euro.

Leave a Reply